×
  • Sport
  • Sport

    Messi në Serie A, babai i tij po punon për këtë transferim

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 12:58

    Ka zëra që thonë se babai i Lionel Messit po punon që biri i tij prej sezonit të ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Inter, pasi ky i fundit bleu një shtëpi në Milano.


    Këtyre thashethemeve i tha zë më shumë edhe e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport.

    Ka diçka të vërtetë në këtë gjë pasi babai i argjentinasit ka blerë shtëpi dhe pikërisht në Milano.

    Inter ka qenë gjithmonë e interesuar për transferimin e argjentinasin qysh prej kohës kur ai ishte një adoleshent.

    Megjithatë Sky Sport Italia paralajmëron se ardhja e babait të Messit në Milano është për shkak të arsyeve financiare pasi në Itali të huajt përfitojnë lëshime nga disa taksa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!