Kromozomi shtesë atë nuk e pengoi që të arrijë suksese të mëdha, përveç kampione në not, ajo është angazhuar në muzikë e në çka jo.
Medina Surdulli nga Down Sindrome, thotë se ky kromozom shtesë nuk ia ka vështirësuar jetën, po familjes e kampiones në not, jetën ia vështirësuan paragjykimet e të tjerëve.
“Unë kam dashur dhe dua t’ju tregoj juve, vendit tim, Kosovës dhe gjithë botës potencialin tim, se jemi edhe ne këtu me një kromozom shtesë se nuk na bën ndryshe. Unë zotohem se do të vazhdoj duke u përpjekur t’iu tregojmë juve dhe gjithë botës dhe ne sy të Zotit se ne jemi të njëjtë. Mua dhe familjes time nuk na i ka vështirësuar jetën down sindrome. Por paragjykimet, unë kam arritur të thyej paragjykimet”, ka thënë ajo para të rinjve.
Derisa ka treguar për sukseset e medaljet e panumërta, Medina në konferencën “Leap in Prishtina”, ka rrëfyer para të rinjve për vullnetin dhe ambiciet që ka për të ardhmen.
Notuesja kosovare, Medina Surdulli, ka bërë krenarë të gjithë duke ngritur lartë flamurin e Kosovës në Kampionatin Evropian të Notit për Persona me Sindromën Down, ku u stolis me medaljen e argjendtë. Medina mori medaljen e argjendtë në disiplinën 1500m krol.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.