×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri sllovak, Matoviç, i mbijeton votës së mosbesimit

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 17:11

    Kryeministri sllovak, Igor Matoviç i mbijetoi sot një vote mosbesimi në parlament edhe pse 47 ligjvënës votuan në favor të shkarkimit të tij.


    Matoviç mori detyrën katër muaj më parë dhe mund të ishte detyruar të jepte dorëheqjen nëse do të kishte pasur 76 vota ose më shumë kundër tij.

    Votimi pasoi një debat që filloi dje, ku politikanët e opozitës akuzuan Matoviçin për paaftësi, pandershmëri dhe mashtrim.

    Ai hodhi poshtë kritikat e sipërsërituara nga Partia Social-Demokrate ”Smer”, e larguar nga pushteti.

    ”Smer” depozitoi mocionin për një votë mosbesimi pasi nga gazeta ”Dennik N” kishte zbuluar plagjiaturë në tezën universitare të Matoviçit, të cilën ai e ka pranuar.

    Matoviç u mbrojt në parlament dhe tha se teza e tij nuk ishte një problem aq i madh sa korrupsioni, për të cilin ai vazhdimisht është zotuar se do ta luftojë fort/DPA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!