×
  • Lajme
  • Botë

    U bë me vajzë por dëshironte djalë – Burri vret veten, e shoqja pëson atak kardiak

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 19:22

    Një burrë në Indi ka vrarë veten pasi gruaja e tij lindi vajzë.


    Nga ana tjetër, gruaja, kur mësoi për lajmin pësoi atak kardiak dhe si pasojë ndërroi jetë. Sipas autoriteteve policore, 23-vjeçarja Supriya Das, kishte lindur katër ditë më parë.

    Ndërsa fill pas lindjes u qortua nga e vjehrra dhe i shoqi, pasi dëshira e tyre ishte që ajo të lindte djalë. Incidenti është shënuar në Gautamngar, rreth 130 km në jug të Agartala-s.

    Sipas dëshmisë së fqinjëve, vjehrra e Supriya-s e qortonte atë dhe i thoshte vazhdimisht se lindja e një vajze është një shenjë e keqe për familjen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!