×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U refuzohet azili në Francë, riatdhesohen mbi 100 shqiptarë

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 19:28

    Vijojnë operacionet e riatdhesimit vullnetar të shtetasve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e hapësirës Schengen.


    Policia e Shtetit bën të ditur se operacioni i radhës u krye me charter nga Lyon, Francë.

    Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë, të cilëve iu ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.

    Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

    Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!