Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar dje numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus deri tani, me 284,196 raste të konfirmuara.
Rritja më e madhe e numrave u regjistrua në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut, sipas raportit ditor. Numri i të vdekurve arriti në 9,753 brenda ditës, numri më i madh që nga rekordi prej 9,797 të vdekurve që u regjistrua më 30 prill.
Para kësaj, numri rekord i cili u regjistrua nga OBSH ishte 259,848 persona të infektuar më 18 korrik. Mesatarja e të vdekurve ka qenë 5,000 persona brenda dite në korrik, nga mesatarja prej 4,600 në qershor.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në tërë botën është 15,594,551 sipas Universitetit Johns Hopkins, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 636,262 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.