Kryeministri i Francës, Jean Castex ka njoftuar se udhëtarët nga 16 shtete do të testohen posa të arrijnë në shtetin francez.
Në mesin e këtyre shteteve janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi të shtunën AP-ja.
Sipas kryeministrit francez, testet do të bëhen në aeroporte dhe porte. Udhëtarët mund të prezantojnë testet negative që janë bërë 72 orë para mbërritjes në Francë.
Ata që testohen pozitiv me koronavirus, duhet të izolohen për 14 ditë. Ky plan i qeverisë franceze do të nisë më 1 gusht. Franca ka raportuar për rritje të madhe të rasteve me koronavirus. Vetëm të enjten më shumë se 1 mijë raste të reja janë konfirmuar në shtetin francez. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.