×
  • Lajme
  • Botë

    Maqedonia nuk i heq testet për hyrje në territorin e saj

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 19:16

    U përfol që Komisioni për sëmundje infektive do të zhvillojë takim këtë fundjavë për të diskutuar heqjen e testit PCR nëpër kufij.


    Mirëpo Ministri i Shëndetsisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe për TV21 thotë se nëpër pikat kufitare të RMV-së do të ngelet regjimi i njëjtë.

    “Vazhdon regjimi i njëjtë, do të kërkohen teste. Situata epidemiologjike në vendet e rajonit e imponon këtë” – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

    Edhe shtetasit e RMV nuk mund të vizitojnë shtetet përreth, përveç Shqipërisë.

    Për të shkuar në Kosovë dhe Serbi duhet test PCR, ndërkaq në Greqia për të disatën herë e ka shtyrë afatin e hapjes së kufijve me vendin tone.

    Qytetarët tanë nuk mund të udhëtojnë as në Bullgari. Përndryshe Maqedonia e Veriut hapi kufijtë pa masa kundrejt shteteve fqinje me 25 qershor, ndërsa i mbylli vetëm pas dy javësh, apo me 8 korrik. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!