Shteti i Teksasit në SHBA, që tashmë po përjeton rritje të madhe të rasteve me koronavirus, po bëhet gati për uraganin e parë të sezonit, i cili pritet të sjellë shira të rrebeshtë, stuhi dhe tornado.
Stuhia tropikale Hanna u fuqizua dhe hyri në kategorinë 1 të uraganeve në fillim të së shtunës, tha Qendra Kombëtarë e Uraganeve në SHBA, shkruan Al Jazeera.
Pritet që uragani të godasë bregun e Teksasit në mes qyteteve Corpus Christi dhe Bronsvile.
Të premten, banorët e disa komuniteteve në rajonin Kleberg në jug të Corpus Christi u këshilluan të evakuojnë shtëpitë për shkak arritjes së stuhisë, transmeton KOHA.
Hanna ishte 120 kilometra larg nga Port Mansfield, në shpejtësi prej 128 km/h, ka thënë departamenti.
Rajoni ku pritet që do të godasë uragani ka pasur vështirësi me përmbajtjen e koronavirusit në javët që shkuan, dhe në tërë begun rastet shkuan në dhjetëra mijëra të infektuar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.