×
  • Lajme
  • Botë

    Tre të vdekur në Gjermani pasi një fluturake goditi një shtëpi

    Reporteri
    26 Korrik 2020 | 8:17

    Tre persona kanë vdekur pasi që një fluturake e lehtë goditi një shtëpi në Wesel, në Gjermaninë veri perëndimore, kanë thënë zyrtarët.


    Identiteti i të vdekurve ende është i panjohur, edhe një fëmijë u trajtua për lëndime dhe tronditje. Fluturakja ka qenë për dy persona, shkruan BBC.

    Imazhet tregojnë kulmin e një shtëpie të djegur dhe punonjësit e emergjencës që ishin aty pasi që është fikur flaka, transmeton KOHA.

    Shefi i policisë tha se “janë gjetur tre persona të vdekur në kulmin e shtëpisë. Edhe një fëmijë ishte i lënduar dhe tronditur. Fluturuesja e lehtë ishte nisur nga fusha Marl me dy persona”.

    Një dëshmitar tha për gazetën Bild se kishte pasur eksplodim dhe flakë.

    Edhe një parashutë u gjet afër vendit të eksplodimit dhe besohet se ka qenë sistemi për frenim emergjent i fluturueses. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!