Sot (e diel) zhvillohet java e fundit apo e 33-ta e sezonit 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll dhe pritet të ketë shumë ndeshje interesante dhe vendimtare për të ardhmen e klubeve.
Dita e sotme pritet të sjell shumë ndeshje interesante dhe vendimtare për sezonin e shumë prej klubeve kosovare.
Në këtë javë të fundit të sezonit zhvillohet takime që vendosin kualifikimin e dy klubeve tjera në garat evropiane, ndërsa tri klube tjera luajnë për të mbetur në Superligë edhe për një sezon.
Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Flamurtari pret Gjilanin, me vendasit që luftojnë për mbijetesë, ndërsa mysafirët për një vend në Evropë.
Takim po kaq interesant pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 e pret Prishtinën dhe situata është e njëjtë, me vendasit që luajnë për mbijetesë, ndërsa kryeqytetasit për një vend në garat evropiane.
Në ‘vallen’ e mbijetesës është edhe Drenica e cila pret Dukagjinin, por takimi i kuqezinjve është cilësuar më i lehtë në letër dhe rrjedhimisht drenicasit shihen më të favorizuar për të mbetur edhe një sezon në Superligë.
Derbi i kësaj jave padyshim se është ndeshja në Suharekë, ku Ballkani e pret Dritën, por pas shpalljes së gjilanasve kampion, ky takim nuk pritet të jetë edhe aq interesant sa parashikohej, pasi ‘Intelektualët’ mund të luajnë pa motiv dhe therandasit mund ta sigurojnë më lehtë Evropën.
Dy takimet tjera pa ndonjë rëndësi të veçantë për objektivat e klubeve janë: Ferizaj-Feronikeli dhe Vushtrria-Llapi.
Të gjitha ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 17:00. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.