×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi synon ta fitojë sot titullin e nëntë radhazi në Serie A

    Reporteri
    26 Korrik 2020 | 11:04

    Juventusi luan sot (e diel) në shtëpi ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.


    Zonja e Vjetër është nikoqire e Sampdorias në takimin i cili zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 21:45.

    Ky takim mund ta shpall Juventusin kampion qysh sot, dy javë pa përfunduar sezoni i rregullt në Serie A.

    Megjithatë, ekipit të Maurizio Sarrit i nevojitet vetëm fitorja, pasi me një barazim nuk do të mund të shpallet shkaku i epërsisë prej katër pikëve ndaj Interit.

    Në rast se Bianconerët arrijnë të fitojnë, ky do të ishte titulli i nëntë radhazi në Serie A apo i 36-ti në histori.

    Formacioni i mundshëm i JuventusitSzczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!