×
  • Lajme
  • Botë

    100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, Bideni favorit i qartë

    Reporteri
    26 Korrik 2020 | 12:06

    Vetëm 100 ditë para se amerikanët ta hedhin votën për presidentin e tyre të ardhshëm, kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden,vazhdon të jetë në epërsi ndaj presidentit Donald Trump në të gjitha anketat.


    Megjithatë, sipas analistëve të intervistuar nga rrjeti amerikan CNN, fitorja e Bidenit është larg e të qenit e sigurt në këto zgjedhje të paprecedent, duke marrë për bazë edhe zgjedhjet e kaluara në SHBA.

    Sipas një sondazhi të Fox News, këtë muaj, 29 për qind e respondentëve konsiderojnë që koronavirusi është çështja më e rëndësishme me të cilën përballet SHBA, derisa gjysma e asaj përqindjeje çështjen më të rëndësishme e konsiderojnë ekonominë.

    E kjo, sipas analistëve, ia vështirëson gjasat për rizgjedhje Trumpit.

    Megjithatë, sipas tyre, gjendja mund të ndryshojë, po qe se përmirësohet gjendja epidemiologjike në SHBA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!