×
  • Lajme
  • Botë

    Itali: Mbi tre muaj në terapi intensive, shërohet pasi takon bashkëshorten

    Reporteri
    26 Korrik 2020 | 21:31

    Një pacient i prekur me coronavirus në Brescia të Italisë qëndroi në terapi intensive për më shumë se 95 ditë.


    “Giornale di Brescia” shkruan se pacienti i vetmuar dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, kërkoi të takojë bashkëshorten. Pas shumë diskutimesh, stafi pranon dhe mrekullia ndodhi. Takimi duket se i dha forcë të mposhte virusin.

    Gabriele Tomasoni, drejtuesi i pavionit ku ka qëndruar ky pacient tha se ata bënë një përjashtim, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.

    Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen pacientët me coronavirus të cilët kurohen në spitale është mungesa e të afërmve, të cilët për shkak të mundësisë tejet të lartë të infektimit në ambientet e spitalit, nuk lejohen të futen brenda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!