Trajneri i Hellas Veronës, Ivan Juric, e ka kritikuar ashpër ligën elitare italiane, Serie A, për rifillimin e sezonit 2019/20, duke pretenduar se kampionati rinisi vetëm për të luajtur për paratë dhe për të drejtat televizive.
Deklaratat e ashpra dhe tejet kritike të Juricit ndaj rikthimit të futbollit midis pandemisë koronavirus erdhën pas humbjes së thellë të Veronës 5:1 kundër Lazios të dielën.
Verona, ku luajnë Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës dhe Marash Kumbulla i asaj të Shqipërisë, nuk mundi ta vazhdojë formën e mirë në ligë pas rifillimit të sezonit pas një pushimit të detyruar gati tremujor.
Ajo nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, dy humbje dhe tri barazime, dhe ngel në mesin e tabelës në Serie A.
“Ne luajmë për para dhe për të drejtat televizive. Ky nuk është futboll, nuk ka emocione reale”, tha Juric pas ndeshjes.
“Ne jemi të etur ta japim më të mirën nga vetja dhe lojtarët po bëjnë gjithçka që munden, janë fantastikë. Disa bile kanë marrë medikamente kundër dhimbjes për të luajtur”, shtoi ai.
“Por ky futboll është ndryshe, ky futboll nuk vlen shumë, sipas mendimit tim”, nënvizoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.