×
  • Sport
  • Sport

    Sarri trajneri më i vjetër që fiton titullin e Italisë

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 16:26

    Maurizio Sarri ka bërë histori, duke u bërë trajneri më i vjetër që ka fituar titullin e Series A të Italisë.


    Sarri me 61 vjet e gjashtë muaj, ka fituar titullin e kampionit të dielën mbrëma me Juventusin, dy xhiro pa mbaruar stinori i rregullt.

    Juventusi triumfoi 2:0 ndaj Sampdorias dhe ka siguruar një epërsi të paarritshme nga përcjellësit.

    “Është ndjenjë e veçantë sigurisht. Është e vështirë të fitohet. Nuk ishte e lehtë, ishte rrugë e gjatë dhe e vështirë, por skuadra duhet përgëzuar që ka gjetur urinë dhe përkushtimin për të vazhduar pas tetë titujve rresht”, ka thënë Sarri për “Sky Sport Italia”.

    Për Juventusin ishte titulli i nëntë rresht, ndërsa lojtari i vetëm që ka marrë pejsë në të nëntë këta tituj është Giorgio Chiellini.

    Ndërkohë për herë të parë në histori të Series A trajnerët italianë kanë fituar dhjetë tituj rresht të Italisë.

    “Ishte titulli më i bukur, pasi ishte më i vështiri. Ne nisëm një epokë të re, një filozofi të re, kishim shumë vështirësi dhe rrëshqitje. Ne kishim nganjëherë vështirësi të interpretonim filozofinë e trajnerit, por qëndruam të bashkuar dhe punum fortë. Do të pushojmë gjatë dhjetë ditëve dhe do të përgatitemi për sfidën e radhës”, ka thënë mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini.

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo ia ka dedikuar titullin tifozëve të Juventusit, veçanërisht atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga pandemia.

    “Jam i lumtur me titullin e dytë rresht të Italisë dhe të vazhdojmë të ndërtojmë historinë e këtij klubi të madh e të jashtëzakonshëm. Titulli i dedikohet gjithë tifozëve të Juventusit, në veçanti atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga pandemia e cila na ka zënë të gjithëve në befasi”, ka shkruar Ronaldo në “Instagram”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!