×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania, shteti më i admiruar në botë për të tretin vit radhazi

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 19:20

    Gjermania është shteti më i admiruar në botë për të tretin vit radhazi, duke e lënë SHBA-në në garë për vendin e dytë të largët me Kinë dhe Rusinë, sipas sondazhit më të ri global rreth lidershipit.


    Sondazhi vjetor, i kryer prej “Gallup”, hedh edhe më shumë dyshim mbi pretendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, javën e kaluar se SHBA-ja ishte “në pozitë të përkryer” për ta udhëhequr botën e lirë në një rivalitet të ri ideologjik me Partinë Komuniste Kineze, shkruan “The Guardian”.

    SHBA-ja ka marrë mbështetjen e 33 për qind të respondentëve në botë, vetëm një për qind para Kinës dhe tre për qind para Rusisë. Gjermania ndërkaq i lë të gjitha pas, me përkrahje prej 44 për qind të respondentëve të botës. Gjermania, SHBA-ja, Kina dhe Rusia ishin të vetmet shtete në listën e Gallupit.

    Sondazhi me një mijë respondentë në të 135 shtetet e botës është kryer më 2019, para epidemisë së koronavirusit. Pozicioni i SHBA-së në botë mund të jetë dëmtuar edhe më shumë, shkaku i akuzave për mosmenaxhim të pandemisë, gjë që e ka shndërruar SHBA-në në vatër koronavirusi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!