Oerd Bylykbashi, e thotë hapur se nëse Rama voton më 30 korrik ndryshimet kushtetuse (ku parashikohet ndryshimi i koalicioneve parzgjedhore), politikisht gjithçka do të kthehet në pikën zero.
I ftuar ne emisionin ‘ ‘Në Fokus’ në TvT, Bylykbashi u shpreh:
‘Nëse shkelen parimet kushtetuese nga këto ndryshime do kthehemi në pikën zero politikisht, ndërsa në aspektin teknik do jetë një kundërshtim me rekomandimet e ODHIR-it. Ato thonin që sistemi do thjeshtuar. Do komplikohet sitemi i zgjedhjeve në mënyrë shumë të madhe. Kjo ndikon edhe te procesi i numërimit, që është më i vështirë.’
Më tej Bylykbashi u tregua i qartë duke thënë se kushti i vetëm për bashkpunim është mos prekja e kualicioneve zgjedhore.
“Kushti jonë është i qartë dhe ndërkombëtaret po ashtu e kanë bërë të qartë, për kualicionet. Kjo Nuk duhet që kryeministri të prek kualicionet, ndërsa listat le të hapen 100%. Janë dy gjëra të shkëputra nga njëra-tjetra, por që mbijetojnë sëbashku. Rama ka vendosur të shkatërrojë traditën 30-vjeçare të kualicioneve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.