Shkon në 78 numri i personave te prekur nga Covid-19 në Fier.
Vetëm në ditën e sotme janë zbuluar 8 raste te reja në Fier dhe 1 në Mallakastër.
Në listën e personave të prekur me Covid-19 kane dalë anëtaret e tjerë të familjeve të punonjësve te hipotekës, një shitëse dhe një tjetër rast në Kuman.
Mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponesh, ndërsa pritet pergjigja e rezultatit te tyre.
Pjesa më e madhe e rasteve pozitiv janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri, u shënuan 6 viktima nga Covid-19, dhe u regjistruan 117 raste të reja. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.