Komiteti Olimpik i Katarit ka njoftuar të hënën se shteti ka bërë kërkesë formale për t’u bërë nikoqir i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike në vitin 2032 dhe do të bëhej shteti i parë i Lindjes së Mesme që organizon një Olimpiadë.
Kërkesa për t’u bashkuar me ‘dialogun e vazhdueshëm’ jopërkushtues në lidhje me zhvillimin e këtyre lojërave u bë në një letër që u dërgua në selinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Luzanë të Zvicrës, transmeton KOHA.
Australia, India, Indonezia dhe Gjermania po ashtu kanë shfaqur interesim për të qenë nikoqir i Lojërave Olimpike.
Katari që nuk pati sukses në kërkesën për të qenë nikoqir i Lojërave Olimpike 2016 dhe 2020, do të bëhet shteti i parë i Lindjes së Mesme që organizon Kupën e Botës në vitin 2022. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.