Adoleshenti argjentinas i Mallorcas, Luka Romero, ka bërë të ditur se atë e kanë bezdisur krahasimet me yllin dhe kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin.
15-vjeçari Romero u bë lojtari më i ri që bëri paraqitje në La Liga, kur u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Real Madridit, në qershor, transmeton Gazeta Express.
Talenti i tij ka bërë që ai të krahasohet me bashkëkombësin e tij, Lionel Messin – krahasim ky që megjithatë s’i ka pëlqyer shumë yllit të Mallorcas.
“Kjo më bezdis mua sepse është vetëm një Messi”, tha Romero, në një intervistë të dhënë për Fox Sports.
“Unë dua të bëj emër për vete në futboll si Luka Romero”.
Romero nuk ka bërë ende paraqitje për ekipin e parë të Argjentinës dhe ai ka ende mundësi ta zgjedhë edhe Meksikën dhe Spanjës.
Por, ai ka bërë të ditur se tashmë e di se kë dëshiron ta përfaqësojë, duke thënë: “Unë mund të zgjedh, por nëse Argjentina më do ende, unë do të vazhdoj të luaj atje”.
“Nëse është e mundshme, unë dua të luaj për ekipin kombëtar të Argjentinës”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.