×
  • Lajme
  • Botë

    Rreth tre miliardë kafshë kanë ngordhur apo janë zhvendosur si pasojë e zjarreve në Australi

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 12:20
    Kanguri perpiqet te shpetoje nga zjarri i madh

    Tre miliardë kafshë kanë ngordhur apo janë lënduar e zhvendosur gjatë zjarreve në Australi vitin e kaluar, thonë shkencëtarët, transmeton BBC.


    Zbulimet nënkuptojnë se ishte një nga “katastrofat më të rënda të faunës në historinë moderne”, ka thënë Fondi i Gjerë Botërore për Natyrën (WWF), që ka bërë raportin.

    Zjarret masive kishin përfshirë çdo shtet të Australisë verën e kaluar, ndërsa si pasojë vdiqën 33 persona.

    Gjitarët, zvarranikët, zogjtë dhe bretkosat ngordhën në zjarre apo nga humbja e habitatit.

    Gjatë kulmit të krizës në janar, shkencëtarët llogaritën se 1.25 miliardë kafshë kanë ngordhur vetëm në New South Wales dhe Victoria.

    Rreth 11.46 milionë hektarë, një zonë të krahasueshme me Anglinë, janë djegur nga shtatori deri në shkurt.

    “Kur mendon për afro tre miliardë kafshë vendase që kanë qenë në rrugë të zjarrit, është shumë e vështirë të kapërdish”, ka thënë profesori Chris Dickman, që ka monitoruar projektin e dhjetë shkencëtarëve nga universitetet australiane.

    Ai ka thënë se nuk mund të ceket numri i saktë i kafshëve që kanë ngordhur, por ka thënë se mundësitë që kafshët të ikin nga zjarret dhe të mbijetojnë nuk kanë qenë aq të mëdha, për shkak të mungesës së ujit dhe strehës.

    Numri është bazuar në numrin e kafshëve dhe në densitetin para katastrofës.

    Në shkurt, qeveria e Australisë ka identifikuar 113 specie të kafshëve që kanë nevojë për ndihmë urgjente pas zjarreve.

    Qeveria e Australisë ka premtuar 35 milionë dollarë për faunën dhe rikuperimin e habitatit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!