×
  • Lajme
  • Botë

    Bilanci ditor i Covid në Itali i ngjajshëm me atë të vendeve të Ballkanit

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 19:33

    Bilanci i COVID në Itali vijon të mbetet në nivele të ulëta. Autoritetet kanë raportuar 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Megjithëse kjo shifër është më e lartë nga 5 viktimat e raportuara dje, ajo është shumë e ulët në krahasim me numrin e popullsisë në Itali.


    Në rritje edhe numri i të infektuarve, 181 kundër 170 të bilancit të mëparshëm, ku ndikon gjithsesi një numër më i madh testimesh. Shifrat e rasteve të reja në Itali janë të përafërta me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndonëse në mars dhe prill, vendi ishte epiqendra e coronavirusit, tashmë rastet e reja ditore janë disa herë më të ulëta se ato në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Aktualisht në Itali janë 12.609 persona pozitivë me Covid-19, ku prej tyre 40 janë në terapi intensive dhe 749 ndodhen të shtruar në spital, ndërkohë që janë 11.820 personat në vetë-izolim shtëpiak.

    Që nga fillimi i saj, pandemia ka shkaktuar 35.123 viktima në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!