×
  • Sport
  • Sport

    Basketbollistja kosovare karrierën do ta vazhdojë në SHBA

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 19:37

    Ëndrra e shumë sportistëve është për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Këtë ëndërr do ta realizojë edhe basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani.

    Ajo ka treguar për hapin e ardhshëm në karrierën e saj.

    “Pas pesë viteve karrierë së bashku me Kastriotin dhe Kosovën në shumë Kampionate Evropiane, mora vendimin që të vazhdoj karrierën në Amerikë. Kalimi në SHBA u mundësua nga “New Sports Agency” që të nënshkruajë kontratë me bursë të plotë në një kolegj në Teksas, pra “Weatherford College”, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës.

    Ajo është e gatshme për këtë sfidë.

    “Kjo për mua do të jetë një sfidë, por megjithatë mundësi shumë e mirë që të jetë vazhdim i rrugëtimit tim, duke shpresuar që do të jap më të mirën nga vetja”.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në ligat evropiane shumë basketbollistë/e paraqiten me sukses dhe këtë rrugë pritet ta vazhdojë edhe basketbollistja e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!