×
  • Sport
  • Sport

    Interi e mund Napolin, e mban pozitën e dytë në Serie A

    Reporteri
    29 Korrik 2020 | 0:04

    Interi e ka mundur 2:0 Napolin të martën dhe tani është vetëm një fitore larg të përfundojë në pozitën e dytë në Serie A për herë të parë pas plot tetë vjetësh.


    Danilo D’Ambrosio dhe Lautaro Martinez ishin heronjtë e skuadrës se Antonio Contes duke shënuar nga një herë në San Siro.

    Kjo ishte ndeshja e parafundit e sezonit për të dy klubet, fati i të cilave është përcaktuar tashmë, me Interin që e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe Napolin në Ligën e Evropës.

    Interi tani është larg një fitoreje për ta siguruar pozitën e dytë, për herë të parë që prej sezonit 2010/11, në ditën e fundit të sezonit kundër Atalantës, rivalit direkt për këtë pozitë.

    Zikaltrit i kanë 79 pikë tani, një më shumë se Atalanta dhe katër më shumë se Lazio, e cila megjithatë, e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Napoli i Gennaro Gattuos ngel në pozitën e shtatë me 59 pikë, një më pak se Milani në vendin e gjashtë dhe pesë më pak se Roma në të pestin.

    Në një ndeshje pothuajse të barabartë vendasit ishin më vrastar para portës dhe u shfrytëzuan mundësitë, gjë që s’e bëri Napoli.

    D’Ambrosio e kaloi Interin në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë, kur u shërbye nga Cristiano Biraghi.

    I futur në lojë nga stoli kur akrepat shënonin një orë lojë, Martinez e dyfishoi epërsinë e zikaltërve me gol mbresëlënës duke e bombarduar portën e Meret nga largësia, një çerek lojë para fundit.

    Napoli qe i pafuqishëm të rikthehej në lojë dhe ta shmangë humbjen në minutat e mbetur dhe Interi i mori tri pikët e merituara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!