Deputeti i parlamentit të Shqipërisë, Ralf Gjoni ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga vetë deputeti, i cili përmes një njoftimi në faqen e vet në Facebook tregon se kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.
Teksa bën thirrje për këdo që të tregohet i kujdesshëm, pasi siç thotë “ka kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme”, deputeti vë në dukje faktin se nuk do të jetë i pranishëm në Kuvend më 30 korrik për të votuar ndryshimet kushtetuese.
Ndërkohë, të hënën deputeti Gjoni ishte në Parlament, në seancën ku u votua për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i përkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm,” – shkroi Gjoni në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.