Pas lehtësimit të masave kufizuese Shqipëria po përballet me rritje të numrit të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus.
Nisur nga situata në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë vendosi që të bëjë të detyrueshme mbetjen e maskës në ambiente të mbyllura, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkime për qytetarët që nuk zbatojnë masën.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme më një lutje për qytetarët. Kryeministri iu kërkon qytetarëve që të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Postimi i Ramës:
Mirëmëngjes dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë?
#ShëndetiMbiTëGjitha./ Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.