Sot zhvillohet ndeshja e fundit në futbollin kosovar për edicionin 2019/20
Prishtina dhe Ballkani do të luajnë finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin Fadil Vokrri, shkruan Reporteri.net
Të dy skuadrat janë në kërkim të trofeut, i cili do t’ia mundësonte Evropën.
Sipas bastoreve, Prishtina është favorit në këtë takim, ku fitorja e ‘Plisave’ ka koeficient 2.50.
Ballkani që këtë sezon pati paraqitje shumë të mira, në këtë përballje ka koeficientin 2.60 për fitore, derisa barazimi gjatë 90 minutave ka koeficientin 3.25.
Finalja e Kupës do të zhvillohet me fillim nga ora 17:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.