Zlatan Ibrahimovic ka tri kushte për vazhdimin e qëndrimit në Milan.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi suedez ka njoftuar drejtuesit e klubit se ka tri kërkesa kryesore për vazhdimin e kontratës në San Siro.
Ibrahimovic kërkon rrogë prej 6 milionë euro në sezon te Rossonerët.
Ai po ashtu kërkon garanci për përforcime në skuadër si dhe garanci për hapësirë të mjaftueshme për lojë në formacionin e trajnerit Stefano Pioli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.