×
  • Sport
  • Sport

    Kosovës po i shtohet edhe një stadium, Studençani do ta ketë fatin që të luajë këtu

    Reporteri
    30 Korrik 2020 | 12:17

    Studençani, një fshat nga Suhareka, pritet ta ketë një stadium modern, të cilit gurthemelet iu janë vendosur sot


    Kosova po mundohet që të krijojë kushte sa më të mira në futboll duke ndërtuar stadiume në vende të ndryshme, shkruan Reporteri.net

    Pas shumë pritjeve të mëdha tani edhe fshati Studençan do ta ketë një stadium mjaft modern, siç shihet në disa fotografi.

    Asamblisti nga radhët e PDK-së në Suharekë, Rilind Krasniqi, me anë të një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se gurthemelet e stadiumit në fshatin Studençan janë vendosur sot.

    Më poshtë e keni postimin e plotë të Krasniqit:

    Ndryshe, Studençani në të kaluarën ka pasur ekip të futbollit dhe ka marrë pjesë në garat e organizuar nga FFK-ja.

    Tani ky fshat me rregullimin e stadiumit mund të krijojë një skuadër futbolli përsëri dhe të fillojë të garojë sërish si më parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!