×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi zbulon fanellat e para për sezonin e ri

    Reporteri
    30 Korrik 2020 | 14:32

    Klubi italian, Juventus ka zbuluar sot (e enjte) fanellat që do t’i veshë në sezonin e ardhshëm 2020/21.


    Në vazhdën e publikimit të fanellave të reja nga klubet e mëdha evropiane, tashmë radha i ka ardhur italianëve të Juventusit.

    Zonja e Vjetër gjatë ditës së sotme ka publikuar fanellat që do t’i mbajnë veshur në sezonin e ardhshëm si vendas.

    Bianconerët vazhdojnë të mbajnë ngjyrat tradicionale bardhë dhe zi, ku dominon ngjyra e bardhë, ndërsa vijat janë të zeza dhe të çrregullta.

    Përveç të bardhës dhe të zezës, në fanellë vërehet edhe ngjyra e arit, e cila dominon tek shenjat dhe reklamat.

    Edhe kësaj radhe, fanellat e Juventusit janë prodhuar nga firma Adidas, ndërsa tashmë kanë dalë në shitje për tifozët e klubit dhe adhuruesit e fanellave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!