×
  • Sport
  • Sport

    Alcantara do të largohet nga Bayerni

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 17:04

    Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar që mesfushori Thiago Alcantara do të largohet nga klubi këtë verë.


    Mesfushori spanjoll ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, pasi po kërkon një aventurë të re në karrierën e tij.

    “Thiago ka informuar drejtorin sportiv se ai dëshiron diçka të re në karrierën e tij, duke kërkuar aventurë të re. Ne do të duhet ta pranojmë. Kemi një kontratë që është akoma e vlefshme edhe për një vit dhe nëse ai pajtohet me ndonjë klub, ai klub duhet të paguajë një shumë të caktuar për transferim”, deklaroi Rummenigge, përcjellin mediat gjermane.

    29-vjeçari është lidhur me një kalim në Premier League, te skuadra e Liverpoolit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!