Interi dëshiron ta blejë kartonin e sulmuesit Alexis Sanchez.
Sipas mediave angleze, krerët e klubit italian synojnë ta mbajnë sulmuesin kilian që është i huazuar nga Manchester Unitedi.
Drejtuesit e klubit zikaltër do të bëjnë një ofertë rreth 20 milionë euro për t’i siguruar përfundimisht shërbimet e kilianit.
Sanchez, këtë edicion tek Interi, ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.