×
  • Sport
  • Sport

    Berisha tregon momentin më të keq në karrierë: Isha 20 vjeçar dhe mendoja se përfundoi futbolli për mua

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 12:16

    Valon Berisha ka rrëfyer momentin më të vështirë që e ka pasur në karrierë


    Ylli i Kombëtares së Kosovës që së fundi iu është bashkuar Reimsit ka treguar për vështirësitë që i kishte në fillim të karrierës si futbollist, shkruan Reporteri.net

    Në një intervistë në RTK, Berisha në mes të tjerash ka treguar momentin e dhimbshëm kur mendonte se futbolli kishte përfunduar për të shkaku i një lëndimi.

    “E kam pasur një moment, isha 20-vjeçar në Norvegji, nisa të ushtroj në Elfsborg. Pësova lëndim, lëndova ligamentet kruciale, në atë moment, më shkoi mendja se përfundoi futbolli,” ka thënë Berisha.

    “Kam filluar edhe të qajë, kam pasur shumë mbështetje nga shumë futbollistë që kanë pasur probleme të tilla. Më ka ndihmuar shumë ky lëndim i keq për të punuar më shumë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!