×
  • Sport
  • Sport

    Gjuajtja mbresëlënëse e Messit, tifozët debatojnë se a është e vërtetë apo e rreme

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 13:48

    Reklama e re e Lionel Messit për Pepsi e përfshin një goditje mbresëlënëse të tij me top të pingpongut, që i ka lënë tifozët duke debatuar se a është ajo goditje e vërtetë apo jo.


    Gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë ka prodhuar shumë momente magjie me topin në këmbët e tij gjatë karrierës së tij me Barcelonën dhe Argjentinën.

    Talentin e tij së fundi Messi e ka treguar edhe në një reklamë të publikuar nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në Twitter, ku Messi e bën një trik me një top pingpongu dhe dy kanaçe të Pepsit.

    Messit i radhiti dy kanaçet njëra mbi tjetrën dhe pastaj e gjuajti në stilin vollej topin e pingpongut drejt kanames së poshtme. Goditja e tij ishte aq e saktë saqë kanaçeja e dytë ra drejt e në tokë, pa u rrëzuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!