Dy djem 6-vjeçarë, të quajtur Ayaan dhe Mikaeel, bashkë me komunitetin ku jetojnë, kanë arritur të mbledhin më shumë se 37,000 funte apo rreth 41,000 euro për krizën në Jemen.
“E nisëm këtë, sepse Jemeni nuk ka ushqim, ata pijnë ujë të papastër dhe nuk kanë shtëpi ku të jetojnë. Ata janë të sëmurë dhe të varfër”, tha njëri nga djemtë.
“Kam menduar se mund t’i mbledhim 100 funte, sepse nuk e kam ditur se aq shumë njerëz do të vijnë në shtëpinë time dhe se do të blejnë aq shumë gjëra”, tha vogëlushi tjetër, shkruan BBC, transmeton Express.
“Ata kanë duar shumë thatanike, mund t’ua shihja eshtrat. Kjo më bëri vërtet të pikëlluar”, shtoi ai.
Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm politik dhe ushtarak, dhjetëra mijëra njerëz në Jemen e kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë të rrezikuar nga vdekja prej urisë.
Rreth 24 milionë njerëz apo 80 për qind e popullsisë së këtij shteti kanë nevojë për ndihma humanitare për të mbijetuar. Sipas organizatës UNICEF, kjo është kriza më e madhe humanitare në botë tash për tash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.