Shqelma dhe grushte vunë në alarm udhëtarët.
Avioni me turistë po shkonte për në Ibiza, por dy pasegjerë të dehur dhe të padisiplinuar anglezë refuzuan të vinin maska gjatë fluturimit, që u nis nga Amsterdami.
Pamjet tregojnë dy pasagjerët anglezë duke luftuar fizikisht me të tjerët pas fluturimit.
“Stoppen nu, er zijn kinderen hiero!”Knokpartij op @klm vlucht naar Ibiza. Dronken passagier weigert mondkapje te dragen ✈️
Panic and violent brawl! Unruly passenger on board KLM flight,he refused to wear face mask ?#incident #klm #avgeek #aviation #planespotting @KLM_press pic.twitter.com/RPM0g1Kqh9
— The Mic High Club Luchtvaart Podcast (@MicHighClub) August 2, 2020
Ata u arrestuan nga policia spanjolle kur avioni mbërriti në Ibiza.
Pasagjerët dëgjohen duke bërtitur ndaj burrave për të ndaluar sherrin.
“Ka fëmijë këtu” – kanë thirrur ata, që të ndaleshin rrëmujat dhe paniku.
Në fund të videos, një nga pasagjerët që shkaktoi rrëmujën shihet i shtrirë në dysheme në rreshtin e aeroplanit, me duar të prangosura pas shpinës. Janë edhe këto disa nga pasojat që po lë koronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.