Virgil Van Dijk është mbrojtësi më në formë aktualisht në botën e futbollit, por duket se nuk është pa të meta.
Kolo Toure, lojtari që pjesën më të mirë të karrierës e bënte me Arsenal, ka dhënë disa komente për Van Dijk, duke zbuluar kështu edhe pikat e dobëta të holandezit.
Sipas Toure, Van Dijk është një mbrojtës fenomenal, i cili ka shumë kualitete të mira, por ka edhe një të metë.
“Ai është lojtar i shkëlqyer. Ai është top lojtar. Ai ka shpejtësi, gjatësi, mund të kërcej lart. Ai ka teknikë. Ai mund të ndryshojë lojën me pasime të gjata. Ka gjithçka”, ka thënë Toure për Van Dijk, transmeton lajmi.net.
“Ai është i zgjuar, pasi tërhiqet mirë, por nëse je agresiv në lojën 1 kundër 1, mendoj se mund të marrësh diçka nga ai”, ka thënë tutje lojtari nga Bregu i Fildishtë.
Kujtojmë se edhe Kolo Toure ka qenë pjesë e Liverpool gjatë sezonit 2013/14, kur ‘Reds’ humbnin titullin me dy pikë më pak sesa Manchester City, pas rrëshqitjes së famshme të Steven Gerrard.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.