×
  • Sport
  • Sport

    Lamtumira në lot: Ibra e quan numri 1, gruaja e Bonaventuras e sulmon Milanin

    Reporteri
    04 Gusht 2020 | 7:26

    Giacomo Bonaventura lë Milanin në lot dhe pa mundur të përshëndes publikun që e ka mbështetur për 6 vjet. Mesfushori kuqezi, në fund të ndeshjes kundër Cagliari, ishte i fundit që la fushën e San Siro, i prekur dhe në lot.


    Madje, ai ka qëndruar edhe disa momente në fushë, përpara tribunës së tifozëve Curva Sud, ultrasit, e boshatisur totalisht. Disa lot, mërzi dhe një ndarje e pashmangshme, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit.

    Ndërkohë, edhe në dhomat e zhveshjes, Bonaventura (bashkë me Biglia) është përqafuar nga shokët e ekipit, teksa nuk ka mbajtur dot emocionet e lamtumirës.

    https://www.youtube.com/watch?v=dK52voBKR2U

    Ibrahimovic e ka quajtur madje “numri 1” në postimin e tij në Instagram, teksa bashkëshortja e futbollistit ka postuar një shprehje..

    Federica Ziliani, në Instagram ishte veçanërisht e ashpër ndaj Milanit, me siguri për mendimin e saj fajtor që nuk ka dashur të rinovojë kontratën: “Mos kini frikë të humbni dikë që nuk ndihet me fat që ju ka”, imazhi që ajo ndau në rrjetet sociale , me një “Pikërisht, në fakt”…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!