×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasani nuk gjen qetësi, shpërthim eksplozivi në lokalin e ish-futbollistit

    Reporteri
    04 Gusht 2020 | 8:01

    Elbasani nuk gjen qetësi. Pas vrasjeve të bujshme, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.


    Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit “Truth” të ish futbollistit Mateo Toçi, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht asnjë të plagosur, raporton “shqiptarja.com”

    Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lokali ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!