Veshja ia bën të pamundur që pacientët t’ia shohin fytyrën, kur qesh, kur është e lodhur, kur është e mërzitur, kur i mungon familja, kur i mungon djali i vogël…por të gjithë e njohin nga mbishkrimi i saj në kokore “Unë besoj në Zot, Ana”, e shkruar edhe në anglisht, që vjen si një formë mesazhi për të gjithë pacientët me COVID-19, për të cilët ajo kujdeset.
Kjo është Ana Luca, kryeinfermiere në Spitalin për Covid-19 në Shqipëri.
Ajo kishte qenë kryeinfermiere në Spitalin Infektiv, por kur u konfirmuan rastet para me Covid-19, la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të COVID-19.
Historia e saj sot frymëzon shumë punonjës shëndetësorë. /Reporteri.net