Dy shpërthime masive tronditën Bejrutin duke i marrë jetën të paktën 10 personave, ndërsa kryeqyteti libanez u pushtua nga një re e zezë tymi.
Ndërtesat pranë vendit ku ndodhën shpërthimet janë dëmtuar, mes tyre edhe banesa e ish-kryeministrit.
Ky i fundit është i sigurt, ndërsa ministri i Shëndetësisë tha se shpërthimet kanë shkaktuar një numër të madh të plagosurish dhe shumë dëmtime.
Burime për Reuters thanë se, të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi.
Mediat kanë publikuar pamjet pak momente pas shpërthimit, që raportohet se ka ndodhur brenda portit në disa depo që mbanin eksplozivë ose fishekzjarr, ndërsa nuk dihet se çfarë i shkaktoi ato.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.