Napoli vijon të jetë agresiv në merkato dhe pas blerjes rekord të Osimhen nga Lille tashmë synon një mbrojtës krahu. Drejtuesit pëlqejnë Santiago Arias i cili nuk luan rregullisht dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 me Atletico Madrid.
Edhe pse së fundmi mbrojtësi kolumbian deklaroi se dëshiron të qëndrojë te Los Colchoneros te Napoli nuk i kanë humbur shpresat dhe vijojnë të bisedojnë me agjentin e 28-vjeçarit.
Fakti që Simeone shikon vetëm Trippier si titullar në krahun e djathtë mund ta shtyjë Arias të zgjedhë këtë verë transferimin për 10-12 milionë euro te Napoli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.