Bota nuk po gjen qetësi. Një lajm tjetër i hidhur, më përmasa jo aq tragjike sa në Liban, por i ngjashëm, vjen nga vendi i origjinës së COVID-19.
Gjashtë vetë humbën jetën nga shpërthimi i madh brenda një fabrike me lëndë kimike afër Wuhan.
Shpërthimi ndodhi në një fabrikë silikoni në provincën Hubei.
Pamjet e mediave shtetërore tregojnë tymin e zi që përshkroi qiellin nga shpërthimi.
Katër persona të tjerë u lënduan, por gjendja e tyre ishte e qëndrueshme, thanë zyrtarët.
Pushteti vendor ka mbyllur kompaninë dhe ka filluar një hetim mbi ngjarjen.
Shpërthimi ndodhi dje në mbrëmje, por u raportua sot nga Kina, madje disa orë pas shpërthimit tragjik në Bejrut.
Nga shpërthimi tragjik në Liban, sot pasdite, veç dëmeve të shumta materiale, deri tani kanë humbur jetën me dhjetëra persona, si dhe me mijëra të tjerë janë plagosur.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.