Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, disa ditë para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri. Si pasojë e këtij shpërthimi janë vrarë mbi 60 persona dhe janë plagosur 2 mijë e 700 të tjerë, shkruan Reporteri.net.
Pamjet e transmetuara nga mediat tregojnë një qytet të rrënuar tërësisht. Shumë ndërtesa janë shkatërruar. Pamjet nga Bejruti po konsiderohen të ngjashme me ato nga shpërthimit atomik në Hiroshima.
Në një video të publikuar pas shpërthimit shihen trupa njerëzisht të vdekur e të shtrirë në tokë dhe qytetarë të tjerë të tmerruar nga pamjet. Kjo video nuk preferohet të shikohet të shikohet nga persona të ndjeshëm dhe ata nën 18 vjeç.
Ndryshe, shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit.
Presidenti libanez, Michel Aoun, paralajmëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dyjavore në Bejrut.Ai tha se shkaku i shpërthimit kanë qenë 2,750 tonë nitrat amoniumi në një depo të pa kontrolluar për gjashtë vjet. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.