Shpërthimi që ndodhi dje në portin e Bejrutit, kryeqyteti i Libanit, tronditi botën. Pamje të rënda vijnë nga ky qytet. Një video e një gruaje të re që pozon për fotot e saj të dasmës në kohën e shpërthimit të tmerrshëm mund të gjendet edhe në rrjetet sociale.
Kjo vajzë e re pozoi e buzëqeshur para kamerës derisa më pas u dëgjua një shpërthim i tmerrshëm, transmeton Reporteri.
Veshja dhe tufë lulesh fjalë për fjalë fluturuan larg në atë moment, gjersa kamera kapi tymin dhe ndërtesat e shkatërruara nga shpërthimi i fortë.
Videoja regjistroi edhe momentin kur nusja dhe dhëndri filluan të ikin nga rruga, e cila ishte e mbuluar me rrënoja dhe tym.
Ende nuk dihet se çfarë saktësisht shkaktoi shpërthimin e tmerrshëm në Bejrut që e ktheu Libanin në zi. Dyshohet se shkaku është nitrati i natriumit, i cili po ruhej në një depo atje.
Sipas të dhënave të fundit, të paktën 100 njerëz u vranë dhe më shumë se 4000 u plagosën. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, rrënojat janë duke u kontrolluar, dhe ka frikë se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet.
E gjithë bota është në këtë moment me Libanin dhe qytetarët e Beirut, dhe shumë vende kanë ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.