×
  • Lajme
  • Botë

    Video pak sekonda para shpërthimit, njerëzit me qetësi po shikonin tymin dhe zjarrin

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 13:06

    Një shpërthim i fuqishëm në portin e Bejrutit vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi mbi 4,000 të tjerë.


    Së pari, pati një zjarr në depon e amoniakut, dhe më pas pati shpërthime të tjera më të fuqishme.

    Pamjet u shfaqën në mediat sociale disa sekonda para shpërthimit shkatërrues. Me sa duket, shkaku i shpërthimit ishte një zjarr pranë një lënde të ndezshme.

     

    Një fotografi e depos ku supozohet se  ruhej materiali i ndezshëm u publikua gjithashtu në rrjetet sociale, transmeton Reporteri.

    Mbrëmë, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes së Libanit shpalli kryeqytetin e Bejrutit  qytet të prekur nga një fatkeqësi natyrore dhe i propozoi Qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

    Në mbledhjen urgjente Këshillit, u vendos të formohet një komision i posaçëm i cili do të hetojë shkakun e shpërthimit në portin në pjesën qendrore të Bejrutit, dhe raporti pritet të përfundojë brenda pesë ditësh, raporton Agjencia e lajmeve Tass.

    Bejruti mbeti në errësirë ​​gjatë natës, dhe zjarrfikësit ende po shuajnë zjarret e mbetura në vendin e shpërthimit, gjersa retë e tymit të zi ende po ngrihen në qiell.

    Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Hassan Hamid, spitalet janë përplot me njerëz të lënduar, kështu që hotelet në qendër të qytetit të Bejrutit do të marrin pacientë që nuk kanë nevojë për operacion.

    Pjesa e qytetit ku ndodhi shpërthimi u shkatërrua, dhe një numër i madh i ndërtesave u dëmtuan rëndë.

    Shpërthimi ishte i barabartë me një tërmet të magnitudës 3.5, sipas qendrës gjermane shkencore gjermane GFZ, derisa raportohet se u ndje edhe në Qipro, më shumë se 200 kilometra përtej Mesdheut, /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!