Moti i lig ka përfshirë Shqipërinë.
Pamjet që shihni në videon më poshtë janë marrë dje në Dhërmi.
Autoritet kanë bërë thirrje që sidomos në zonat bregdetare të shmangen lundrimet në det, si pasojë e reshjeve të dendura dhe stuhive.
“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës”, njofton policia.
Si pasojë e motit të keq me dallgë katër persona nga një familje rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Himarës.
Ata kanë dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm në det.
Policia ka mundur të shkojë te shpella e Pëllumbave, por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.