Pavarësisht sugjerimeve që i bëri Zlatan Ibrahimovic Milanit, për të rinovuar kontratën mesfushorit Giacomo Bonaventura, ky i fundit ka mbyllur përfundimisht aventurën me kuqezinjtë.
Pas 6 sezoneve në të cilët ka shënuar në total edhe 35 gola me kuqezinjtë mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Kupave të Evropës, Jack Bonaventura është përshëndetur me Milanin pasi në fund të këtij sezoni i përfundoi edhe kontrata.
Lamtumirën përfundimtare Milanit, Bonaventura ja ka dhënë me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram.
“Kam jetuar një ëndërr, vitet që kalova te Milani kanë qenë një eksperiencë e paharrueshme. Dua të falenderoj të gjithë personat me të cilët kam ndarë këtë aventurë të jashtëzakonshme”. shkruan ndër të tjera Bonaventura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.