Bayern Munchen ka hedhur sytë nga Serie A për të përforcuar mesin e fushës.
Objektivi i klubit bavarez është Marcelo Brozovic. 27-vjeçari është rritur shumë në vitet e fundit dhe dëshiron të provojë një aventurë të re pas pesë viteve të kaluara në Milanon zikaltër.
Sportske Novosti raporton se kampionët e Gjermanisë po negociojnë me agjentin e mesfushorit dhe klubin italian. Interi, që e ka të qartë dëshirën e Brozovic për të ndryshuar ambient, është hedhur në “kundërsulm”.
Antonio Conte pëlqen shumë Corentin Tolisso dhe drejtuesit zikaltër i kanë kërkuar homologëve gjermanë përfshirjen e 26-vjeçarit francez në këtë operacion. Jo vetëm kaq, pasi Interi kërkon edhe 20 milion euro për të lënë të lirë nënkampionin e botës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.